Në komunën e Skenderajt ka filluar mirëmbajtja dimërore e rrugëve

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka filluar mirëmbajtja dimërore e rrugëve në komunën e Skenderajt, pasi ditëve të fundit ka mjegull dhe ngrica të shkaktuara nga temperaturat e ulëta, të cilat gjatë natës po bien në minus gradë celsius dhe po vështirësojnë qarkullimin në segmente të caktuara rrugore.

“Me rënien e temperaturave dhe paraqitjen e ngricave në disa segmente rrugore, kemi filluar mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në disa nga zonat më të rrezikuara brenda komunës së Skenderajt.

Ekipet tona janë në terren për të garantuar qarkullim sa më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Ftoj pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës”.

Kontrolloni gjithashtu

Është mbajtur cermonia e pensionimit të zyrtarit të Gjendjes Civile në Runik, Zaj Sejdijaj

Në ambientet e komunës së Skenderajt është mbajtur cermonia e pensionimit të zyrtarit të Gjendjes …