Sot në qytetit të Vitisë, organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është bërë dhurimi vullnetar i gjakut. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrusha Ahmeti dhe Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti, kanë vizituar nga afër ekipin mjekësor dhe vullnetarët e gjakut. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit komunal kanë falënderuar ekipin dhe qytetarët vullnetar që po marrin pjesë në aksionin „Dhuro gjakë-shpëto jetë“ duke potencuar edhe rëndësinë e dhurimit të gjakut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
