Në Rahovec legalizohen dy objekte të ndërtuara pa leje, me kërkesë të pronarit

Zyra e legalizimit të ndërtimeve pa leje, e cila vepron në kuadër të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mjedis në Rahovec, ka legalizuar dy objekte të ndërtuara pa leje, me kërkesë të pronarit të Kompanisë ” Venera – D “,  gjegjësisht objekte me sallona mobilesh, pronar i të cilëve është rahovecasi Hysen Canziba.

Gjatë aksionit të legalizimit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Njësitit Zjarrfikës në Rahovec, Nijazi Sokoli, inspektor për hulumtimin e zjarreve, përfaqësues të Drejtorisë të Inspektoratit, inspektorët Hasan Eminhazëri dhe Masar Vuçitërna, si dhe drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mjedis, Fehmi Hoxha.

Drejtori Hoxha e përshëndet veprimin e pronarit Canziba, i cili veprim, siç thotë duhet shërbyer të tjerëve si shembull, dhe thotë se me ekipin profesional, të përbërë nga arkitektë, inxhinerë të ndërtimtarisë, përfaqësues të Njësitit Zjarrfikës dhe të inspektorëve, kemi dalë në terren për të legalizuar dy objekte të ndërtuara pa leje, të Kompanisë ” Venera – D” me sallone të mobileve, për çka pronari Canziba ka aplikuar vetë me dëshirë. Ekipi në terren ka konstatuar gjendjen faktike, e cila përputhet me të gjitha parametrat e kërkuara profesionalisht, dhe nuk kemi hasur në asnjë problem gjatë kryerjes së procesit për legalizim.

Drejtori Hoxha në vazhdim thotë se deri më  tani janë pak aplikues të cilit kanë aplikuar  për legalizimin e ndërtimit pa leje, të cilët në komunën e Rahovecit janë shumë, por siç thotë ai, do të shfrytëzoj dispozitat ligjore për të vazhduar afatin, meqenëse skadon edhe dy javë.

Ndërkaq pronari Hysen Canziba, ndjehet i kënaqur me ekipin profesional i cili ka konstatuar gjendjen faktike në terren, dhe thotë  se  kam aplikuar me dëshirë të madhe që të legalizoj dy objekte të ndërtuara pa leje, sepse nuk dëshiroj që fëmijët e mi të trashëgojnë probleme në të ardhmen nga unë si prindër i tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …