Në Rahovvec u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në Rahovec u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e pesta e rregullt për vitin 2025.

Kryetari i komunës, njëherit edhe kryesues i këshillit z, Smajl Latifi, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit, theksoi se situata e përgjithshme në territorin e komunës së Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojnë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së.

Në këtë mbledhje ishin të ftuar edhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, për takim të përbashkët.

Në përgjithësi në këtë mbledhje u shtjelluan këto çështje:

Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit,

Siguria në trafik,

Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje;

Organizimi i fushatave vetëdijesuse përmes aktiviteteve rekreative-kulturore, për përmirësimin e komunikimit ndëretnik dhe ndërfetar;

Informatë nga Drejtoria për Shërbimeve Publike lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve dhe të trotuareve për sezonin e dimrit;

Mbrojtja e ambientit në komunën e Rahovecit;

Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore;

Komandanti i Stacionit Policor – Rahovec, kapiteni z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, me statistika si në vijim:

7 plane operative, 54 vepra penale, 10 raste vjedhje, 3 raste me para falco, 7 raste të kanosjes, 2 raste të substancave narkotike dhe 5 raste të dhunës në familje.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 28 persona – prej tyre 18 persona në mbajtje 48 orë.

Sa i përket sigurisë në komunikacion: Janë dhënë 25 gjoba në komunikacion për vozitje pa patent shofer, 86 gjoba janë shqiptuar për parking joadekuat, 21 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 3 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në shkollat e komunës së Rahovecit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 33 pika kontrolli. Paraprakisht ka ndodhur një rast i kanosjes në shkollën e Kramovikut.

Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi i falënderoi të gjithë anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për kontributin dhe angazhimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Ferizajt miraton buxhetin për vitin 2026

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka miratuar me shumicë votash buxhetin komunal për vitin 2026, …