Në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit me rrethinë, në Retijë, një fshat i vogël, që në kohët më të lavdishme u bë epiqendër e operimit të disa brigadave të Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së, sot, u vu gurthemeli i kullës simbol të luftës. Retija fitoi peshë historike për shkak të pozicionit gjeografik, u bë pikë referimi për veprimet operative të UÇK-së.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
