leoni

Në Skenderaj mbahet takim pune në kuadër të projektit “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale”

Në kuadër të projektit “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale “ Komuna e Skenderajt ka organizuar një takim pune, ku morën pjesë: Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Ibush Hetemi, Anëtaret e Grupit punues, Përfaqësues te GIZ-it, Konsulentët nga BK CONSULTING, Konsulentët nga Qendra për Mjedis dhe Energji Alternative, Menaxher i Kompanisë “Uniteti” – njësia ne Skenderaj Enver Kodra dhe zyrtari Arif Behrami. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i gjendjes aktuale sa i përket kësaj fushe, si dhe shqyrtimi i nevojave dhe kërkesave për të dërguar proceset përpara të menaxhimit të mbeturinave. Të gjithë së bashku u zotuan për bashkëpunim dhe mbështetje të këtij procesi në zgjerimin e shërbimit dhe implementimin e Planit të ri Operativ.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …