Në Viti po vazhdohet me realizimin e projekteve infrastrukturore

Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në gjithë territorin e saj. Me këtë rast është bërë asfaltimi i degëzimit të rrugës “Isa Boletini”dhe “Rruga e Lisit” në Viti. Gjithashtu punimet infrastrukturore po bëhen edhe në rregullimin e trotuarit përgjatë rrugës Sadovinë e Jerlive- Sadovinë e Çerkezëve.  Finalizimin e këtyre projekteve po mirëpresin banorët e këtyre lokaliteteve pasi që ato po rrisin sigurinë e pjesëmarrësve në trafik  po mundësojnë qarkullimin më të mirë të mjeteve motorike por po bëjnë edhe lidhjen e vendbanimet në mes tyre.

May be an image of road, grass and railroad

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …