Në Viti u shënua Dita Botërore e Punës Sociale

Me rastin e Ditës Botërore të Punës Sociale, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, është shënuar  kjo ditë me disa aktivitete ku janë zhvilluar ligjërata me nxënësit e shkollës së mesme, e gjithashtu edhe me nxënësit me nevoja të veçanta me moton “Dielli ndriçon për të gjithë njësojë”. Ndërkohë, në ligjëratën me nxënësit e shkollave të mesme është trajtuar tema “Mbrojtja Sociale dhe Roli i Qendrës për Punë Sociale”. Ligjërata është zhvilluar me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, në shkollën teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti, si dhe në Gjimnazin “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 50 % e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë

Rreth 50 për qind e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë, sipas një raporti …