Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka inspektuar procesin e eliminimit të deponive ilegale të mbeturinave

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga zyrtarët për menaxhimin e mbeturinave të Komunës së Skenderajt dhe përfaqësuesit e kompanisë “Uniteti”, ka qëndruar në fshatin Burojë ku ka parë nga afër eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në këtë fshat.

Kryetari Nura ka takuar edhe banorët e Burojës nga të cilët ka kërkuar që të kujdesen për ambientin dhe të mos krijojnë deponi të reja ilegale, por gradualisht të hyjnë në sistemin e pagesave të mbeturinave. Banorët ishin falenderues për organizimin e aksionit për heqjen e mbeturinave në deponitë ilegale, i organizuar nga Komuna e Skenderajt dhe kompania “Uniteti”. Aksioni për eliminimin e deponive ilegale po shkon drejt përfundimit, ku do të eliminohen 70 deponi ilegale në territorin e Komunës së Skenderajt.

Komuna e Skenderajt dhe kompania “Uniteti” apelojnë te qytetarët që të mos krijojnë deponi të reja të mbeturinave. Ruajtja e ambientit është obligim institucional dhe individual i secilit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …