Nënkryetari Nura ka vizituar shkollën “Ahmet Delia” me rastin e ditës së shkollës

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ahmet Delia” në Skenderaj ka kremtuar ditën e shkollës me promovim të punës së nxënësve.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe Drejtori i Arsimit Bekim Latifi, kanë uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës për sukseset në punën edukative dhe arsimore.

Kremten e saj kjo shkollë e ka shënuar në mënyrë të veçantë, më prezantimin e punës kreative të nxënësve në të gjitha lëndët mësimore.

  1. Nura ka parë nga afër edhe prezantimet e punës së nxënësve te prezantuara nga vet ata.

Shkolla “Ahmet Delia” e Skenderajt si njëra ndër shkollat më të mëdha, po shënon rezultate të mira në punën edukative-arsimore. Rezultatet e arritura nga nxënësit e saj tashmë janë të njohura në garat që zhvillohen në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj në kuadër të “Javës së Diasporës”“ organizon të hënën pritje të veçantë për bashkëatdhetarët tanë

Komuna e Deçanit mirëpret diasporën, me zemër të hapur dhe ju fton të bëheni pjesë …