leoni

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Kryetarit Ekrem Kastrati dhe Drejtorit të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka nënshkruar të mërkurën një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Postës së Kosovës.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe të koordinuara për qytetarët e komunës.

Marrëveshja parasheh iniciativa të përbashkëta në fushat e sigurisë publike, komunikimit dhe shpërndarjes së dokumenteve zyrtare, duke përfshirë shërbime të avancuara logjistike dhe teknologjike të cilat do të mundësojnë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët në nevojat e tyre të përditshme administrative.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, z. Kastrati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në shërbim të komunitetit: “Kjo marrëveshje është një hap konkret drejt ndërtimit të një administrate më funksionale, të lidhur ngushtë me qytetarin dhe të përkushtuar për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore.” Ky bashkëpunimi ndërinstitucional është çelësi për shërbime më cilësore dhe më afër qytetarit.”

Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Drejtori i Policisë për Regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta. “Vlerësoi lartë bashkëpunimin me Komunën, duke theksuar gatishmërinë për të kontribuar në realizimin e qëllimeve të përbashkëta që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Ky partneritet i ri institucional shënon një shembull të mirëfilltë të qasjes së koordinuar mes niveleve lokale dhe regjional për zhvillim të qëndrueshëm dhe shërbime moderne.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet konsultim publik për Draft-Vlerësimin Strategjik Mjedisor dhe Planet Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës e komunës së Ferizajt ka mbajtur sot një konsultim …