Njoftim lidhur me ndërtimin e Pendës në Kuqicë të Skenderajt

Njoftohen qytetarët e komunës së Skenderajt se më datë 15 nëntor, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal do të mbahet diskutim publik ku do të paraqitet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Pendës në Kuqicë. Studimi i fizibilitetit ka gjetjet nëse kjo vepër ka leverdi ekonomike dhe çfarë ndikimi ka në mjedis. Në dëgjesën me publikun do te prezantohen pikërisht mundësitë e ndërtimit të kësaj vepre, anët pozitive e negative të saj cilat mbizotërojnë. Publiku mund të bëjë pyetje dhe të sqarohet për këtë. Gjatë studimit të fizibilitetit janë realizuar: studimi gjeodezik, gjeologjik, hidrologjik, hidroteknik dhe mjedisor.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Kosovës i duhet lidership i fortë që qëndron krah Ramush Haradinajt

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për …