Njoftim për mbajtjen e takimeve publike me banorë të fshatrave: Kramovik, Gur i Kuq dhe Mrasor

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, kryetari i Komunës, Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Kramovik, Gur i Kuq dhe Mrasor. Duke e pasur parasysh përkushtimin për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi përdor mekanizma të këshillimeve dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në takime, për vlerësimet dhe propozimet për çështje të interesit të tyre. Duke qenë pjesë e këtyre takimeve, ftojmë qytetarët të japin kontributin e tyre!

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …