Nxënësve të Gjimnazit “ Frang Bardhi” u mbahet ligjëratë për parandalimin e dukurive negative

Me qëllimin e vetëdijesimit tek  të rinjtë nga pasojat e përdorimit të substancave narkotike, u mbajt një ligjëratë në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, ku nxënësve të këtij Gjimnazi,  u dhanë informacionet e nevojshme, rreth abuzimit të kësaj dukurie, po ashtu  u fol edhe për  mënyrën e parandalimit të drogës dhe incidenteve të ndryshme nëpër shkolla.

Përmes kësaj ligjërate, nxënësit janë informuar për llojet e drogës, përdorimin e tyre, pasojat si dhe rrezikun e madh që vjen prej saj.

Rreshteri Ismet Koca, tha se Policia ka iniciuar projekte në fusha të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit, kryesisht nxënësit e shkollave të mesme për pasojat

nga përdorimi i substancave narkotike, si dhe dukurive tjera negative që sjellin edhe deri tek incidentet në shkollë dhe në rrugë.

Rreshteri Koca, po ashtu i njoftoj nxënësit edhe  për moshën e cila është më e prekur nga droga, edhe për llojet e drogave, si dhe kategoritë e përdorimit të drogave që sjellin deri tek pasojat shëndetësore.

Mesazhi kryesorë për të gjithë ata pjesëmarrës ishte largimi nga rruga e abuzimit me substancë narkotike, si dhe identifikimi  dhe komunikim i  ndërsjellët me Organet e  renditi gjegjësisht me Policin e Kosovës, në mënyrë që këto dukuri mos të jenë prezent në shoqërinë tonë.

Në këtë ligjëratë po ashtu u tha se shumica e njerëzve fillojnë drogën nga kureshtja ta përdorin, andaj Koca, i  ka lutur nxënësit që të mos e provojnë drogën asnjëherë sepse  është shumë e dëmshme dhe se paraqet pasoja dhe rrezik të madhe nëse përdoret ajo.

Kjo ligjëratë deri më tani është realizuar  në Shkollën e Mesme të Mitrovicës,” Hasan Prishtina”, pastaj në SH.M.T “Arkitekt Sinani” dhe në Gjimnazin “Frang Bardhi”, sipas Rreshterit Koca, kjo ligjëratë pritet të mbahet edhe në katër shkollat fillore, kryesisht në Mitrovicë si dhe ne dy  shkollat tjera në periferi, Vaganic  dhe Shipol.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …