Organizohen aktivitete përkujtimore në shënim të përvjetorit të masakrës së Izbicës

Komuna e Skenderajt me 27 dhe 28 mars 2026 organizon aktivitete përkujtimore në shënim të përvjetorit të 27-të të masakrës së Izbicës.

Këto aktivitete mbahen në nderim dhe respekt të thellë për 147 viktimat, si dhe për të ruajtur dhe përcjellë kujtesën historike te brezat e rinj.

Ftohen të gjithë qytetarët që, me pjesëmarrjen e tyre, të kontribuojnë në këtë përkujtim të rëndësishëm, thuhet në njoftimin e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

U Shënua Përvjetori i 27-të i Masakrës në Celinë të Rahovecit

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen 75 martirët e fshatit Celinë, të rënë në 25 mars …