OSBE mbështet finalizimin e dokumenteve të Këshillit Lokal Rinor në Ferizaj

Këshilli Lokal Rinor zhvilloi një takim me përfaqësues të organizatave rinore, forumeve rinore politike dhe këshillave të nxënësve e studentëve. Qëllimi i takimit ishte të diskutohej rëndësia e KLR-së, si dhe roli i tij në përfaqësimin e të rinjve.

Në kuadër të këtij takimi u shqyrtuan edhe dokumentet kyçe të Këshillit Lokal Rinor, përfshirë Rregulloren e Brendshme dhe Planin e Punës, me qëllim finalizimin e tyre dhe përcaktimin e qartë të strukturës, funksioneve dhe objektivave vjetore.

Takimi u mundësua nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili vazhdimisht mbështet iniciativat për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në procese demokratike. Në takim morën pjesë edhe znj. Dashurije Ahmeti – Udhëheqëse e Sektorit të Rinisë dhe z. Lorik Hashani – Vullnetar i OKB-së për Angazhimin e të Rinjve në Komunitet, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në procesin e formimit dhe themelimit të Këshillit. Pjesëmarrës dhe folës në takim ishte edhe z. Enver Kosumi – Drejtor i Handikos Ferizaj, i cili adresoi rëndësinë e përfshirjes aktive dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në komunën tonë.

Poashtu, në takim ishte e pranishme konsulentja ligjore znj. Senem Safci, e cila ofroi sqarime profesionale lidhur me kornizën ligjore të rinisë dhe legjislacionin që rregullon funksionimin e Këshillave Lokale Rinore.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon partinë

Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, nga pozita e kryetarit të …