Për kabinetin e biologjisë, kryetari Muharremaj dhuron 200 euro

Në vazhdën e vizitave që po i bënë shkollave të Komunës së Suharekës, kryetari Muharremaj, ka vizituar SHFMU “Edit Durham “ në Mushtisht. Ai fillimisht ka takuar drejtorin e shkollës dhe mësimdhënësit e këtushëm, kurse më pas ka vizituar edhe hapësirat e brendshme të shkollës, përfshi këtu dhomat e mësimit si dhe kabinetet. Te kabineti i biologjisë, kryetari Muharremaj, ishte befasuar për të mirë, pasi aty kishte vërejtur një kabinet të kompletuar dhe të rregulluar ashtu siç duhet ta kenë edhe shkollat tjera. E për këtë punë të mirë kryetari ka shpërblyer me 200 euro këtë kabinet. Më pas së bashku me nxënësit e kësaj shkolle, ai ka mbjellur lule në kopshtin e shkollës dhe ka kërkuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit që ta mbajnë ambientin pastër dhe kopshtin ta bëjnë sa më të bukur.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …