Për nderë të jetës dhe veprës heroike të Ali Avdiut, u organizua një turnir në futboll të vogël

Në nderim të jetës dhe veprës heroike të Komandantit të UÇK-së, Ali Avdiu, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së në Deçan, ka organizuar një turnir në futboll të vogël.

Ky aktivitet sportiv, përveç që shërbeu si kujtim për kontributin e çmuar të komandantit Avdiu për lirinë e vendit tonë, është edhe një mënyrë për të bashkuar të rinjtë dhe për të promovuar frymën e bashkëpunimit e respektit ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë.

Falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe organizatorët për angazhimin e treguar, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …