Brickos

Përfaqësuesit e JICA u pritën në takim nga nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim pune përfaqësuesit e JICA, Joji Araki, ekspert i asociuar nga departamenti për mjedis global, i agjencionit Japonez për bashkëpunim ndërkombëtar,  i shoqëruar nga edhe lideri i ekipit Kato Hiroshi dhe stafi i projektit. Qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër me të arriturat e komunës në fushën e menaxhimit të mbeturinave, në kuadër të projektit në zbatim, “Ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejt një shoqërie të shëndoshë” faza e dytë. Nënkryetari Krasniqi dhe koordinatori i këtij projekti në Malishevë, Naser Morina, i kanë njoftuar përfaqësuesit e JICA, për ecurinë e këtij projekti, që ka të bëjë me menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Malishevës dhe për hapat që janë u marrë për zbatimin e këtij projekti dhe për një ambient dhe shoqëri sa më të shëndoshë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …