leoni

Me homazhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Lëbushë

Udhëheqës komunal të Deçanit, të prirë nga nënkryetari i Komunës, z. Sami Cacaj, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Deçan të prirë nga kryetari, Kolonel Abdyl Mushkolaj, dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë të enjtën homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Lëbushë.

Me këtë rast, u kujtua me nderim dhe respekt kontributi i madh i dëshmorëve  për lirinë e vendit, duke theksuar se sakrifica e tyre është udhërrëfyes për brezat e rinj.

Ruajtja e kujtimit për dëshmorët është detyrë qytetare dhe institucionale. U tha se në këtë ditë familjarët kanë dhimbje, por se duke kujtuar të gjitha sakrificat për liri, janë falë gjakut të atyre që dhanë jetën për të, prandaj kjo është edhe një ditë krenarie.

Përulemi para sakrificën dhe luftës së tyre të shenjtë, me nderime dhe mirënjohje përjetësisht!

Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …