Përkujtohet vepra e dëshmorit Njazi Azemi-komandant Mjekrra në përvjetorin e rënies

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Njazi Azemi – Komandant Mjekrra, sot në Viti janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të subjekteve politike, bashkëluftëtarë të dëshmorit, si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Të pranishmit nderuan me respekt dhe mirënjohje jetën dhe veprën e Komandant Mjekrrës, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Në Brestoc u përkujtuan 49 martirët dhe 5 dëshmorët e kombit

Në Brestoc të komunës së Rahovecit u shënua 27-vjetori i përjetësimit, të 49 martirëve të …