PËRUROHET MONOGRAFIA “DERI  NË FRYMËN E FUNDIT” E AUTORIT QEMAJL KRASNIQI

Në Rahovec në 50-vjetorin e lindjes së dëshmorit Skender Gashi, u bë promovimi i monografisë “Deri në frymën e fundit “, e autorit Qemajl Krasniqi. Në përurimin e kësaj monografie ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili u paraqit me një fjalë rasti para të pranishmëve. Kjo monografi përmbledh dëshmi e fakte për njeriun që mundin, djersën, gjakun dhe jetën ia kushtoi çlirimit dhe bashkimit të atdheut. Rrugëtimi i tij atdhetar është shëmbëlltyra më e mirë e njeriut që gjithçka vuri në shërbim të çështjes shqiptare. Skender Gashi braktisi begatinë e rehatinë në Austri dhe qëndroi me armë në dorë deri në çlirimin e vendit. Angazhimi i tij në strukturat drejtuese të TMK-së, si komandant i batalionit të logjistikës në Sallagrazhdë, pati ndikim në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave të TMK-së, si pararendëse e Ushtrisë së Kosovës. Gjurmët e tij janë të dukshme, ndërsa veprat e tij shërbejnë si shembull i përkushtimit atdhetar. Një jetë e shkurtër, por përmbajtjesore, jetë që ndryshoi jetët e të tjerëve. Liria ishte shpërblimi i këtij rrugëtimi të vështirë, të rrezikshëm e sfidues. Emri i Skender Gashit do të shkruhet me shkronja të arta në histori, ndërsa emri i tij do të kujtohet e nderohet ndër breza. Nderime dhe lavdi për jetë të jetëve, Skender Gashi!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …