leoni

Po vazhdojnë aktivitetet në nderim te Epopesë së UÇK-së

Epopeja e UÇK-së, në nderim të veprës dhe sakrificës sublime të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të rënëve tjerë të lagjes, po shënohet në mënyrë madhështore nga personalitete të larta shtetërore të Republikës së Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, delegacione komunash dhe qytetarë nga katër anët e shqiptarisë, në 21-vjetorin e rënies heroike të kryetrimit kombëtar. Rënia e Adem Jasharit, për lirinë e vendit tonë, na obligon të jemi të bashkuar si kurrë më parë, dhe ta avancojmë ndërtimin e Kosovës, ku pasardhësit tanë të jetojnë në të mira e begati! Lavdi e përjetshme sakrificës së Adem Jasharit, Familjes së tij, dëshmorëve të kombit, martirëve dhe gjithë të rënëve tjerë për lirinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …