leoni

Po vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e Parkut “Idriz Rrecaj”

Krerët institucional të komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura dhe Sami Lushtaku kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Parkut “Idriz Rrecaj”, në qytetin e Skenderajt, duke i dhënë formë një hapësire moderne e tërheqëse për qytetarët e kësaj komune.

Projekti përfshin rehabilitimin e plotë të parkut përmes sistemit modern të ujitjes, shtigjeve të reja për ecje, shtegun e biçikletave për adhuruesit e pedalimit dhe hapësirën e mjaftushme për fëmijë me lojra atraktive e të sigurta, ndriçim, gjelbërim, ulëse e hapësira për relaksim e rekreacion familjar.

Ky investim synon të krijojë një ambient të këndshëm për të gjitha moshat – një vend ku qytetarët mund të pushojnë, të bëjnë sport dhe të kalojnë kohë me familjen dhe është dëshmi e angazhimit të komunës për ta bërë Skenderajn më të bukur e më të gjelbër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Skenderajt Fadil Nura kërkon shkarkimin e dy anëtarëve të KQZ-së, nga radhët e PDK-së

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka kërkuar shkarkimin e dy funksionarëve të Partisë Demokratike të …