Po vazhdojnë tash e një vit vizitat e ekipit mjekësor të QKMF-së në Skenderajt tek pacientët në shtëpitë e tyre në kuadër të kujdesit paliativ, një qasje kjo shëndetësore dhe mjekësore që ka për qëllim të ofrojë mbështetje dhe kujdes të integruar. Gjatë këtyre vizitave ka qenë e pranishme edhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Skenderajt, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, e cila bashkë me ekipin mjekësor të QKMF-së, kanë realizuar një sërë vizitash shëndetësore tek pacientët që për shkaqe të sëmundjeve të ndryshme nuk mund të vizitojnë QKMF-në në qytet, prandaj aktiviteti në fjalë ka qëllim që shërbimi mjekësor t’u ofrohet në shtëpitë e tyre të banimit. Vizitat mjekësore do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, sipas kalendarit dhe rasteve me sëmundje kronike.

 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					