Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt, si dhe duke ndërmarrë hapa konkretë për largimin e tyre, me qëllim përmirësimin e gjendjes së ambientit dhe ruajtjen e hapësirave publike.

Gjithashtu, në kuadër të mirëmbajtjes së përditshme të pastërtisë në komunë, ekipet e ndërmarrjes NPL “Eko Natyra” janë vazhdimisht në terren duke kryer pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Punëtorët e kësaj ndërmarrjeje angazhohen edhe gjatë orëve të vona të natës për të siguruar një qytet më të pastër dhe më të rregullt.

U bëjmë apel qytetarëve:

Ruajtja e pastërtisë është përgjegjësi e përbashkët. Ftojmë qytetarët që të kontribuojnë duke mos hedhur mbeturina vend e pa vend dhe duke përdorur hapësirat e dedikuara për grumbullimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete të komunës së Deçanit. Mbledhjen e …