Komuna e Deçanit pranon donacion me pajisje për Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Drejtorin për Zhvillim Ekonomik, z. Isuf Demhasaj, pranuan një donacion me pajisje për Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor, të dhuruara nga KFOR-i Italian përmes ekipit CIMIC.

Ky donacion paraqet një mbështetje të rëndësishme për avancimin e kapaciteteve të ekipeve të kërkim-shpëtimit, duke mundësuar reagim më efikas dhe më të sigurt në terren. Pajisjet e pranuara do të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë së vizitorëve dhe alpinistëve në Bjeshkët e Deçanit, si dhe në promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të turizmit malor në komunën tonë.

Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë në projekte që rrisin sigurinë, përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillim ekonomik e turistik.

Falënderojmë KFOR-in Italian dhe ekipin CIMIC për këtë mbështetje të çmuar dhe për partneritetin e vazhdueshëm në shërbim të komunitetit tonë, ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka pritur një grup studentësh nga SHBA-të, së bashku me drejtuesit e tyre

Kryetari i komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati ka pritur një grup studentësh nga SHBA-të, së …