Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Skënderajt në zgjedhjet e 12 tetorit, z. Sami Lushtaku, i shoqëruar nga kryetari aktual i komunës, z. Fadil Nura kanë shpalosur programin e tyre qeverisës para qytetarëve të Prekazit. Në postimin e tij në facebook, Lushtaku ka shkruar:
Prekazi vendi ku linda, u rrita dhe u formova.
Vendi i sakrificës, i historisë dhe i lirisë sonë, këtu ku mora forcën dhe frymëzimin për të dhënë gjithçka për atdheun.
Faleminderit për mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjithmonë”, thuhet në postimin e z. Sami Lushtaku.