Projekti i Pendës së Dragaçinës është prezantuar para përfaqësuesve të Bankës Botërore

Projekti i Pendës së Dragaçinës, i cili është me rëndësi jetike për banorët e Komunës së Suharekës dhe i cili ka marrë mbështetjen edhe të Qeverisës së Kosovës, është prezantuar para përfaqësuesve të Bankës Botërore, ku ishte prezent edhe zëvendëskryeministri i vendit Enver Hoxhaj, deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi dhe zyrtarë tjerë. Me këtë rast kryetari Muharremaj duke fol për rëndësinë që ka sigurimi i ujit të pijshëm për qytetin dhe shumë fshatra të komunës ka thënë:  “Ky projekt përveç që siguron ujin për Komunën e Suharekës, avancon ekonominë tonë, energjinë, turizmin dhe sektorin e bujqësisë. Jam i angazhuar që të bashkëpunoj me të gjithë që ky projekt të realizohet në të ardhmen”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …