Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari Smajl Latifi ka marr pjesë në promovimin e librit “Lotët e lumit”, një ngjarje kulturore e organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”.
Poezia e këtij libri lind nga përjetime të thella dhe nga një dhimbje që ka gjetur rrugën për t’u shndërruar në vargje. Faqe pas faqeje, autorjaKosovare Morina sjell kujtime, mall dhe dashuri të pashuar, duke i dhënë fjalës një peshë të veçantë emocionale dhe artistike.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues të artit, kulturës dhe jetës publike, qytetarë dhe familjarë të autores, çka e bëri këtë promovim edhe më domethënës.
Vepra të tilla e pasurojnë jetën kulturore të komunës sonë dhe dëshmojnë fuqinë e artit për ta ruajtur kujtesën, për ta kthyer dhimbjen në frymëzim dhe për ta mbajtur të gjallë fjalën e shkruar, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.