Ansambli “Anamorava” u shpall fitues i Festivalit “Folk Fest Shtimja – Edicioni III, 2026”, duke zënë vendin e parë në një konkurrencë të fuqishme mes ansambleve nga të gjitha trevat shqiptare: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të përzgjedhura nga organizatorët e festivalit.
Njëkohësisht, instrumentisti dhe artisti i palodhur Naser Zeqiri shpallet instrumentisti më i mirë i festivalit, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë artistik të Ansamblit “Anamorava”.
Me një përgatitje serioze dhe një program të nivelit të lartë artistik, artistët e “Anamorava”-s përfaqësuan denjësisht vlerat tona kulturore dhe folklorike.
Falënderojmë të gjithë artistët që ishin pjesë e programit të hartuar nga drejtori i ansamblit, Arianit Hetemi, dhe anëtarët e kryesisë: Shemsedin Ajeti, Bardhyl Osmani, Arlind Hasani, Albana Ademi dhe Blertina Veseli.
Valltarët:Getuar Sadiku, Erion Sadiku, Meriton Xheladini, Elton Qerimi, Erit Salihu, Elta Sylejmani, Agnesa Limani, Diola Arifi dhe Suela Koka.
Orkestra Popullore – Falënderojmë veçanërisht orkestrën popullore, nën udhëheqjen e z. Afrim Leka, si dhe profesorët Flamur Bucaliu, Artan Rifati dhe Arsim Baftiu.
Solistet e reja, por me zëra brilantë: Besjana Abazi dhe Qendresa Rustemi.
Një falënderim i veçantë për instrumentistin e palodhur dhe udhëheqësin e orkestrës burimore, Naser Zeqiri, si dhe dy shoqëruesit e instrumenteve frymore, Flamur Danqi dhe Adnan Danqi.
Falënderojmë për mbështetjen DKRS-në e Komunës së Vitisë dhe MKRS-në.
Mirënjohje për të gjithë anëtarët e Qendrës Kulturore “Anamorava” dhe për të gjithë përkrahësit tanë!
Kjo fitore është rezultat i punës, përkushtimit dhe dashurisë për kulturën dhe traditën shqiptare.
Urime “Anamorava”!