REKOMANDIME (ORIENTUESE) TË MASAVE PËR MBROJTJE NGA COVID-19 PËR VEPRIMTARITË QË FUNKSIONOJNË GJATË PERIUDHËS SË EMERGJENCËS SË SHËNDETIT PUBLIK

Rekomandime nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë

Hapësira të dyqaneve/supermarketeve/bizneseve tjera të vogla:

– Përcaktimi i një numri të kufizuar të klientëve që mund të marrin shërbimet në dyqane/market brenda të njëjtës kohë.

– Mbajtja e rendit në hyrje dalje të rregullohet nga një person i vecantë.

– Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme

– Të vendosen shenja orientuese në hyrje dhe brendi të lokalit.

-Të bëhet dezinfektimi i karrocave dhe shportave menjëherë pas përdorimit para se të merret në shfrytëzim nga konsumatori vijues.

-Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të klientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit.

-Të sigurohet bartja e maskave mbrojtëse për stafin.

– Të vendoset mbrojtja me pleksiglas (ose material tjetër mbrojtës i tejdukshëm) te arka.

– Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit.

– Kontakti me monedhat/të hollat dhe aparatet e pagesave të bëhet nga një person i caktuar i veçantë, i cili nuk i prek artikujt.

– Të vendosen postere dhe tekste që të inkurajojnë qytetarët të mos lejojnë fëmijët dhe të moshuarit të dalin për shopping.

Në QMKF/QMF/Ambulanta:

– Të sigurohet mbajtja e rendit në pritore

– Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme

– Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit

-Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të pacientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit

– Të sigurohet vendosja e maskave mbrojtëse për pacientë

– Të hiqet participimi për pacientë për të evituar prekjen e të hollave/monedhave

Në sportele shërbyese:

– Të sigurohet mbajtja e rendit e rendit në sportele

– Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve

– Të gjithë klientët të kenë dorëza dhe maska

Grumbullimi i qytetarëve:

– Në pritje para bankave dhe postave të mbahet rend dhe distancë fizike prej 2m

– Në qarkullimin me vetura nëse ka më shumë se dy udhëtarë brenda veturës të përdoren maskat mbrojtëse.

Evitoni daljet e panevojshme

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …