SHBA-të që nga themelimi i tyre, kanë qenë simbol i lirisë dhe mbrojtës i palëkundur i demokracisë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka uruar 4 Korrikun – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga themelimi i tyre, kanë qenë simbol i lirisë dhe mbrojtës i palëkundur i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të paqes në botë.

Që nga viti 1999, 4 korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë bashkë, sepse ShBA-të dhe ndihma e tyre në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Amerikë! thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …