leoni

Shënohet Dita Ndërkombëtare e personave me Sindromit Down në Ferizaj

Me moton “Ec me këpucët e mia”, edhe në Ferizaj është shënuar Dita Ndërkombëtare e Sindromit Down. Këtij marshi në sheshin e qytetit  i është bashkuar edhe numri një i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj Dr. Kemajl Emini, marsh ky i organizuar nga shoqata e Sindrom  Down dhe Qendrës Pema. Me këtë rast drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka thënë se duhet një sensibilizim edhe më i madh për mbështetjen të këtyre personave me nevojë. Ai tutje ka thënë se në kuadër të mundësive buxhetore do të mbështesë këtë kategori në aspektin e mirëqenies sociale dhe shëndetësore. Përmes marshit, ju bë thirrje institucioneve dhe të gjithë popullatës për mos diskriminim dhe respektim të të gjithë të drejtave ndaj personave me Sindrom Down.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …