Shoqata e ish të Burgosurve Politik në Ferizaj, përkujtoj një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë të re, Pranvera Shqiptare e vitit 1981

Nën organizimin e Shoqatës të ish të Burgosurve Politik në Ferizaj, me pjesëmarrjen edhe të kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, familjeve të dëshmorëve, drejtuesve e zyrtarëve komunal si dhe veprimtarëve atdhetar e bashkëqytetarëve tonë u përkujtua sot një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë të re, Pranvera Shqiptare e vitit 1981.

Kjo lëvizje historike paraqet kryengritjen studentore e gjithëpopullore për lirinë e Kosovës, me ç’rast në këtë ngjarje u nderua sakrifica sublime e Dëshmorëve të Kombit të kësaj periudhe, Rizah V. Matoshi, Sherif B. Frangu dhe Afrim K. Abazi – të cilët me gjakun e tyre vulosën rrugën e lirisë dhe pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …