Shumë shpejt në Ferizaj do të mbahet panairi i punësimit

Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Gizin Gjerman, Oden Ekonomike të Kosovës si dhe Agjencinë e Punësimit, në muajin tetor pritet të organizojnë panairin e punësimit për të rritur karrierën për qytetarët. Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt, Balton Derguti, ka mbajtur një takim me përfaqësues të organizatës GIZ dhe Odës Ekonomike, për të siguruar një koordinim sa më të mirë të këtij panairi, që kjo ngjarje të jetë sa më  e suksesshme për të gjithë. Ky panair është projektuar për të përmbushur nevojat e bizneseve dhe të punëkërkuesve të kualifikuar, duke sjellë të dy palët në një vend të përbashkët. Panairi pritet të zhvillohet në sheshin e qytetit të Ferizajt gjatë muajit tetor të këtij viti. Kompanitë punëdhënëse të interesuara duhet të lajmërohen te Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj. Ky panair është një mjet i fuqishëm për të gjetur punën e duhur për qytetarët, dhe për t’u promovuar bizneset e qytetit.

 

Kontrolloni gjithashtu

SHFMU “Nazim Gafurri”, me mësim gjithëditor, bëhet shkolla e pestë në kryeqytet që përfshihet në këtë model

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Nazim Gafurri” bëhet me mësim gjithëditor, duke u bërë …