Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë: pranë Amerikës, me aleancë të palëkundur dhe vizion të përbashkët për të ardhmen

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën është një alarm i fuqishëm politik dhe diplomatik. Ky vendim prek jo vetëm marrëdhëniet tona me aleatin më të madh historik, por edhe të ardhmen e shtetit tonë, ka reaguar përmes një postimi në facebook, kryetari i komunës së Vitisë, z. Smajl Latifi.

“Kosova është projekt i përbashkët, i lindur nga sakrifica e popullit tonë dhe mbështetja amerikane. Kjo lidhje nuk është thjesht diplomatike, është themeli i lirisë dhe i shtetësisë sonë. Çdo hap që cenon këtë besim dhe aleancë është goditje ndaj interesave kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve tanë.

Në vend të thellimit të bashkëpunimit strategjik, sot po përballemi me një ftohje të rrezikshme të marrëdhënieve. Përgjegjësia bie mbi lidershipin aktual politik, i cili me vendime të pamatura, retorikë përjashtuese dhe injorim të partnerëve ndërkombëtarë, e ka futur Kosovën në një izolim të panevojshëm.

Kosova nuk ka luksin të prishë urat me ShBA. Kërkohet mençuri, përgjegjësi dhe guxim nga elita politike e vendit, pa dallime partiake, për të rikthyer dialogun, për të rikthyer besimin dhe për të dëshmuar se Kosova e meriton dhe e mbron partneritetin strategjik me Amerikën.

Besnikëria ndaj ShBA-së është garanci sigurie për Kosovën, sepse e ardhmja e saj e plotë është e lidhur ngushtë me Amerikën”, thuhet në reagimin e kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë pranon donacionin e aparaturës së mamografit digjital nga kompania “Medika”

Në një ceremoni të veçantë, Komuna e Vitisë ka pranuar sot një donacion me rëndësi …