Sot u mbajt Seanca Inauguruese e Kuvendit te Komunës se Deçanit

U mbajt Seanca solemne Inauguruese e legjislaturës se re te Kuvendit te Komunës se Deçanit, ku seancën e udhëhoqi fillimisht Dr.Haki Shehaj i cili ishte kryesues i mandatit katër vjeçare i cili i falënderoi të gjithë asamblistët që sot kanë mbyllur një kapitull katër vjeçar, institucionin komunal, dhe të gjithë akterët të cilët kontribuan për katër vite në marrjen e vendimeve me rendësi, më pas seancën e vazhdoi Asamblisti me në moshë Mon Selomonaj. Ne pranin e mysafirëve te shumtë ne mënyrë solemne deputetët e zgjedhur e bënë betimin për mandatin e tyre katër vjeçar. Ne vazhdim para deputetëve e bëri betimin edhe Kryetari i zgjedhur i Komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili pastaj me një fjalë rasti i falënderoj qytetarët e Komunës se Deçanit për besimin dhe u zotua qe do të jetë në shërbim te qytetarëve edhe gjatë këtij mandati duke i dhënë një frymë më ndryshe këtij vendi. Ne vazhdim te seancës u propozua edhe zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe pas procedurave te votimit te fshehtë, me shumicë të votave u zgjodh Hajdar Sutaj, Kryesues i Kuvendit Komunal te Deçanit, për mandatin katër vjeçar. Kryesuesi i zgjedhur Hajdar Sutaj, ne fjalën e tij përshëndetëse i falënderoj deputetët për besimin e dhënë dhe premtoj zbatim te ligjit, korrektësi, paanshmëri dhe bashkëpunues me të gjithë deputetët pa dallime partiake. Në këtë seancë është zgjedh Komiteti për Politikë dhe Financa, ndërsa në seancën e radhës do të zgjidhet edhe Komiteti për Komunitete që kanë mandat katër vjeçare. Ndryshe Asambleja Komunale e Deçanit ka 27 anëtar: 16-AAK , 7-LDK , 3-VV dhe 1-PDK.

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …