Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal pritet të bëhet shumë shpejt në Komunën e Ferizajt

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, gjatë ditës së sotme ka mbajtur konsultimin publik me qytetarë (për Projekt- Strategjinë e Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Ferizajt për periudhën kohore 2024-2034). Hapjen e këtij konsultimi publik e ka bërë drejtori i kësaj drejtori Balton Dërguti i cili ka folur për rëndësinë e kësaj strategjie. Sipas tij kjo strategji ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik lokale, dhe po bëhet pas një periudhe të gjatë kohore në Komunën e Ferizajt. “Strategjia e Zhvillimit Ekonomik paraqet një dokument strategjik të bazuar në planin e veprimit, që ka për synim hartimin dhe koordinimin e politikave për zhvillim Ekonomik për periudhën kohore 2024-2034. Ky dokument përcakton mënyrën se si të bëhet realitet vizioni për komunën e Ferizaj me qeverisje efikase, arsim cilësor, mjedis të pastër, shëndet dhe mirëqenie sociale, mjedis të përshtatshëm biznesi dhe bujqësi të zhvilluar në mënyrë që të rritet cilësia e jetës. Strategjia mbështet ngritjen e kapaciteteve qeverisëse, duke përmirësuar zbatimin e ligjit, duke krijuar klimë partneriteti me bizneset, mundësi për aktivitete rinore dhe hapësirë për grupet e margjinalizuara, shoqërinë civile dhe qytetarët, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e qeverisjes vendore”, ka thënë drejtori Dërguti. Kjo strategji ka këto objektiva: Arsimin, Infrastrukturën, Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Zhvillimin Ekonomik, Bujqësinë, Turizmin dhe Trashëgimin kulturore. Ndërsa pjesëmarrësit në këtë konsultim publik, kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre, lidhur me këtë strategji. Ky dokument do të jetë në konsultim publik  deri me 11.10.2023.

May be an image of 9 people, people studying, bureau, newsroom and office

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …