Takim me Kryeshefin Ekzekutiv të KMDK-së, Abdullah Haxhiu

Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Ambientit Arben Berisha, takuan Kryeshefin Ekzekutiv të KMDK-së, Abdullah Haxhiu. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e deponisë së mbeturinave dhe mundësinë e trajtimit më të mirë të saj. Kryetari Gashi ngriti edhe shqetësimin e banorëve të fshatrave Dardhishtë, Hade,  dhe Palaj të cilët janë ankuar në vazhdimësi ndër të tjera edhe për kundërmimin e ajrit që është duke e shkaktuar kjo deponi, u diskutua edhe mundësia që mjetet transportuese të mbeturinave të marrin masa për pastrimin e gomave gjatë daljes nga deponia që mos të shkaktojnë ndotje të rrugëve. Një shqetësim dhe kërkesë e kryetarit Xhafer Gashi ishte edhe mungesa e të punësuarve të komunës së Kastriotit në këtë deponi, ku kërkoi që në të ardhmen të merren masa në këtë drejtim. Në fund të takimit, u diskutua edhe mundësia që të lirohen nga pagesa rastet sociale, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe personat me aftësi të kufizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …