Të Mërkurën mbahet mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës z. Fatmir Ademaj ka thirur Mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2026, e cila do të mbahet të mërkurën më datë 18.03.2026 duke filluar nga ora 13:30.

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Komisioneve të Kuvendit.

Për këtë mbledhje Kryesuesi i Kuvendit Komunal ka propozuar të shqyrtohen katër pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së parë të rregullt të mbajtur me datë: 26.02.2026.

2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/451 datë:03.03.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për miratim të listës së pronave të paluajtshme të komunës së Malishevës, për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për ngritje të tarifës së shërbimit të mbeturinave nga “ EKO-Regjioni” SH.A. Prizren.

4. Të ndryshme

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete të komunës së Deçanit. Mbledhjen e …