Teatri i  Gjilanit shfaq “Viganët” në Ferizaj

Në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, sonte ne skene ishte teatri i Gjilanit me shfaqjen “Viganet”. “Viganët” nga Ilir Bokshi, dramaturg Visar Krusha, koreograf Robert Nuha, kompozitor Trimor Dhomi, skenograf Bekim Korça, është prodhim i Teatrit të Gjilanit. “Viganët” i ngrehë në skenë të bëmat e kreshnikëve, përkatësisht ato të Mujit dhe kreshnikëve, njerëzve të tjerë dhe figurave mitologjike që sillen përreth Mujit duke shpërfaqur kështu një dimension të ri të këngëve kreshnike, pasurinë teatrore të këtyre këngëve, ku si te tragjedia antike, heronjtë, jeta e tyre dhe të bëmat e tyre reflektohen, ndërveprojnë dhe gjykohen me opinionin e korit duke përçuar kështu njëkohësisht vlera universale dhe moderne të këtyre këngëve.

Ndërsa nesër në skenën e teatrit “Adriana”, do të jetë shfaqja “Mjekimi” i teatrit Ultra, me regjisor Qazmedin Nuredini.

May be an image of 5 people and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …