Telegram ngushëllimi i kryetarit Suma me rastin e tragjedisë si pasojë e zjarrit që ka përfshirë spitalin modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus në Tetovë

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma në emrin e tij, të institucionit të cilin e përfaqëson dhe në emër të banorëve të komunës së Hanit të Elezit shprehë ngushëllime me të sinqerta me rastin e aksidentit tragjik që ka ndodhur në Spitalin e Tetovës dhe që ka marrë disa jetë njerëzish.

E nderura znj.Teuta Arifi , Kryetare e Komunës së Tetovës

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Spitalin e Tetovës dhe që ka marrë disa jetë njerëzish.

Në këto momente jemi në krah të familjeve, të atyre që humbën jetën, të të lënduarve, të cilëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë duke lutur Zotin të ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve,

Sot të gjithë iu bashkohemi dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta .

Lutemi që nga ky aksident të ketë sa më pak viktima dhe të lënduarve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …