Testi i maturës shtetërore 2018/2019 do te ketë ndryshime

Në një takim të përbashkët mes Drejtorëve të shkollave të mesme të Komunës së Deçanit, këshillit drejtues të shkollave, mësimdhënës të cilët punojnë me maturantët, kryetar të paraleleve maturantë (nxënës) dhe kryetar të parlamentit të nxënësve kanë mbajtur një takim të përbashkët me Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit Bekim Vishaj, më bashkëpunëtor, Musa Nikqi nga MASHT dhe Agim Bërdynaj -MASHT. Qëllimi i këtij takimi ishte organizimi i Maturës dhe ndryshimet në maturën 2019. Nga ky takim u bë e ditur se tri lëndët obligative do të jenë: gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze, ndërsa lënda e katërt do të jetë lëndë zgjedhore sipas kërkesës së nxënësit. Dizajni i testit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, testi do të ketë 200 kërkesa në të dy pjesët. Pragu i kalueshmërisë sipas ligjit është 40 %, pra në të dy pjesët duhet minimumi 80 kërkesa për të kaluar pragun. Në këtë takim kishte edhe kërkesa nga më të ndryshme nga pjesëmarrësit të cilat janë marrë parasysh nga përfaqësuesit e KSHM-MASH-it. Për detaje tjera të gjithë maturantët do të njoftohen më kohë nga zyrtarë kompetent.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …