Brickos

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal në Rahovec

Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e tetë e cila do të mbahet me datë 30 gusht 2023 (e mërkurë), me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë seancë, propozohet ky REND DITE me 11 pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të jashtëzakonshme, të datës 12.07.2023 dhe 17.07.2023;

  3. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-02302-0, zona kadastrale Rahovec, me pronën institucioneve qendrore P- 02240-1, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-05537-1, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P-05539-0, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona Kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P- 00050-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona Kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P-01987-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronave publike P-01313-1, P01313-2, P01313-4, P-01313-5, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P- 01313-3, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01015-1, zona kadastrale Xërxë, me pronën private P-01015-12, zona kadastrale Xerxe, për interes publik;

  10. Shqyrtimi i Planit të veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së, për vitin 2022;

  11. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Përfshirjen e Komunitetit Rom dhe Ashkali 2023-2025.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: SONTE SHPALLËM TË HAPUR EDICIONIN E 23-të TË FESTIVALIT KOMBËTAR TË FOLKLORIT “ANADRINIA JEHON”

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e vetreanë të luftës, Këshill Organizues, dashamirës të artit …