Tragjedia në Malishevë: Kryetari Kastrati ka ngushëlluar familjen Berisha

Tre persona vdiqën sot tragjikisht në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

Kryetari i komunës së Malishevës ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi në lagjen Mirdita në Malishevë, ku humbën jetën Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, vajza Naile dhe djali Kujtimi.

Kjo është një humbje e madhe dhe një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë. Në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira.

Institucionet përkatëse janë duke u marrë me rastin dhe presim që shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë të zbardhen sa më shpejt.

Ngushëllime familjes Berisha dhe të afërmve, si dhe të gjithë qytetarëve që me dhimbje të madhe e kanë përjetuar këtë fatkeqësi të rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti viziton nga afër xhirimet e filmit “Sakrifica”, vlerëson kontributin e Halil dhe Merita Budakovës për artin filmik shqiptar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër xhirimet e filmit më …