U bënë Homazhe dhe u zbulua pllaka përkujtimore në nderim të të rënëve të fshatit Kuqicë

Në fshatin Kuqicë të Skënderajt të hënën u mbajt aktivitetet përkujtimor në nderim të të rënëve për liri. Me këtë rast u bënë Homazhe dhe u zbulua pllaka përkujtimore në nderim të të rënëve të fshatit Kuqicë.

“6 Prilli na rikthen kujtimin e dhjetra të rënëve nga Kuqica, bijve që i dhanë gjithçka kësaj toke pa kursim. Sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë që e gëzojmë sot dhe amanet që nuk zbehet kurrë.

Sot, me nderim të thellë, zbuluam pllakën e shtabit të fshatit, një dëshmi e organizimit dhe qëndresës së pathyeshme në ditët më të vështira.

Bashkë me shoqatat e dala nga lufta u ndamë mirënjohje disa prej veteranëve të Kuqicës, të cilët me guxim e sakrificë mbajtën gjallë frymën e rezistencës dhe luftës së UÇK-së.

Lavdi e përjetshme të rënëve dhe respekt i pafund për çdo luftëtar që kontribuoi në këtë rrugë të shenjtë”, ka shkruar në Facebook, kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Në kuadër të aksionit “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar dita e dytë e …