Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, i shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës, z. Enver Berisha dhe Drejtori për Urbanizëm, z. Baki Gashi, e kanë pritur për një vizitë Ushtruesin e Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala, të shoqëruar nga këshilltari i tij Ismet Krasniqi.
Gjatë këtij takim kryetari Bashota e ka falënderuar z. Shala për vizitë, si dhe e ka njoftuar për zhvillimet në Komunën e Klinës, përkatësisht rreth infrastrukturës zhvillimore në sektorin e mjedisit.
U.D Ministër Shala tha se: Jam në Komunën e Klinës, që të shoh për së afërmi dhe të bisedoj rreth zhvillimeve në mjedis. Ne si ministri, do të bashkëpunojmë rreth projekteve për mjedis dhe të shohim mundësit rreth investimeve edhe në Komunën e Klinës.