U mbajt dëgjimi publik buxhetor në Krushë të Madhe

U mbajt sot dëgjimi publik buxhetor me qytetarët, me fokus gratë në biznes, në ndërmarrjen “Agro Krusha” në fshatin Krushë e Madhe.

Takimi u organizua në kuadër të përgatitjes së buxhetit komunal të Rahovecit për vitin 2027, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të paraqesin kërkesat, komentet dhe propozimet e tyre për prioritetet buxhetore.

Të gjitha kërkesat, komentet dhe propozimet e paraqitura gjatë dëgjimit publik do të shqyrtohen nga grupi punues dhe në përputhje me mundësitë buxhetore, do të përfshihen në buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2027, thuhet në njoftimin e komunës postuar në rrjete sociale.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, u diskutua gjendja e përgjithshme e sigurisë

Në Ferizaj u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në të …