U mbajt Krapiada Memoriale “Hysni Duraku” 2025

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi dhe drejtori komunal i Bujqësisë, z. Berat Duraku kanë përcjellur nga afër garën tradicionale të peshkimit Krapiada Memoriale “Hysni Duraku” 2025, në nderim të dëshmorit nga Krusha e Madhe, që mban emrin e tij.

Në këtë garë argëtimi dhe krenarie morën pjesë 14 ekipe, ndërsa kryetari Latifi bashkë me përfaqësuesin e familjes Duraku, Shani Duraku, dhe me drejtorin e Bujqësisë në komunën e Rahovecit, z. Berat Duraku, ndan tri çmime.

Vendin e parë e fitoi ekipi “Amur” nga Rahoveci, vendin e dytë, ekipi “Metal Profi”, ndërsa vendin e tretë e zuri ekipi “Toni Tex”. Që të tri klubet, treguan shkathtësi dhe teknika të avancuara të peshkimit.

Kryetari Latifi ka uruar fituesit dhe falënderoj familjen Duraku si dhe organizatorët për këtë aktivitet të bukur dhe domethënës.

Kontrolloni gjithashtu

Telegram ngushëllimi nga kryetari Ekrem Kastrati për familjen Sertolli

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shefit të ndërrimit në …